Kush jemi ne
Quattro Computers është lider dhe distributor i pajisjeve më bashkëkohore kompjuterike. Si kompani private, Quattro Computers siguron sisteme kompjuterike, servisime, galanteri, rrjete si dhe shumë pajisje tjera kompjuterike varësisht nga kërkesat e konsumatorve.

Quattro Computers është themeluar në vitin 2002, në fillim starton si një kompani e vogël biznesi, dhe gjatë gjithë viteve punë të palodhshme, arrinë të ngrihet si një ndër qëndrat më të mira duke siguruar teknologji më të reja në rajonin e Tetovës, Shkupit, Gostivarit dhe qyteteve tjera në Maqedoni.

Tregu i Quattro Computers përfshinë numër të madh konsumatorësh, duke filluar nga përdoruesit shtëpiak, biznese të ndryshme, qëndrat edukative-arsimore, qëndrat politike, organizatat dhe kompanitë e ndryshme. Në mënyrë që të plotësoj kërkesën e tregut dhe të siguroj kënaqësinë e klientëve, Quattro Computers ka të angazhuar ekipe të trajnuar profesionalisht, me shkathtësi menaxhimi dhe komunikimi të shoqëruar me vetëmotivim dhe zotim organizativ. Për të qenë çdo herë në hap me kohën dhe të të arriturave teknologjike, Quattro Computers bashkëpunon me partner dhe brende të njohura për nga cilësia dhe përfshirja si: Microsoft, HP, Dell, Cisco, Nexons, Panasonic, Linksys, Samsung, Canon etj.

Ekspertizmi dhe profesionalizmi janë çështje të rëndësishme të kësaj sipërmarrje, si dy faktorë që i japin kompanisë kapacitetin për të ndërtuar një shërbim kualitativ dhe fleksibil. Qëllimi kryesor i politikës së kësaj kompanie është ndërlidhja mes kualitetit të produkteve dhe satisfaksioni i konsumatorve.

Misioni i Quattro Computers
Misioni i Quattro Computers është përjekja e vazhdueshme për të kuptuar nevojat e klientëve të vetë, dhe njëkohësisht realizimi dhe përmbushja e kërkesave të tyre. Tentimi për të sjellë në shërbim teknologjitë më të reja kompjuterike, është poashtu një ndër veprimtaritë e kësaj kompanie.

Vizioni i Quattro Computers
Vizioni i Quattro Computers është rritja e potencialit në biznesin e saj, zgjerimin e sipërmarrjeve të saja edhe jashta shtetit, si dhe rritjen e kualitetit, shërbimit dhe kreativitetit.